Goditja e grupit të Igli Kamberit nga SPAK, dalin pamjet e aksionit si "Bishja" dhe gruaja e tij pastronin miliona euro në Shqipëri

26 Maj 2026, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditja e grupit të Igli Kamberit nga SPAK, dalin pamjet e aksionit si

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin ndërkombëtar, të Antimafias Italiane dhe SPAK, që çoi në ekzekutimin e 10 masave të sigurisë.

Në Shqipëri u arrestuan 4 persona dhe në Itali 6, ndërsa grupi akuzohet për pastrim parash, por dhe një sërë veprash të tjera kriminale.

Hetimi, kishte të bënte me vrasjen e Francesco Diviestit, parukierit nga Barleta, i gjetur i vdekur në fshatin Canosa di Puglia më 25 prill 2025, si dhe me një grup të organizuar, me bazë në Tiranë, të akuzuar për pastrim ndërkombëtar të parave nga Italia në Shqipëri.

Po ashtu këtij grupi kriminal në vitin 2025 iu sekuestruan në Muriqan rreth 700 mijë euro, që thuhet se ishin para të pista, ndërsa hetimi iu la prokurorisë së Shkodrës.

Grupi në fjalë kishte role të ndara. Sipas SPAK, Ergys Kastrati allias Bishja, në bashkëpunim me gruan e tij, dyshohet se pastronin paratë e pista.

Ai u kap në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë operacionit të forcave speciale, ndërsa prej 2 vitesh ishte në kërkim policor.

Ndërkohë, Igli Kamberi, që është dhe kreu i këtij grupi, vepronte nga Italia, ndërsa ai cilësohet dhe si kreu i kësaj bande.

Emri i tij akuzohet për vrasjen e parukierit Diviesti si dhe për trafik droge, por dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.



Po ndodh...

ide