Ndarja e dosjes “Veliaj”/ SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët: 7 vite burg për Abulen dhe Goxhajn, gjoba e dënime për të pandehurit e tjerë

3 Qershor 2026, 14:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja e dosjes “Veliaj”/ SPAK jep pretencën për

SPAK jep pretencën për të pandehurit e dosjes së ndarë “Veliaj”, të cilët janë me gjykim të shkurtuar.

Në konkluzionet përfundimtare prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kërkojnë:

Elman Abule - 7 vite, ulet në 4.8 me gjykim të shkurtuar

Klotilda Bushka - 600 mijë lekë gjobë, ulet në 400 mijë lekë

Ina Goxhaj - 7 vite burg, ulet në 4.8, pezullim, shërbim prove 5 vite

Fatmir Bektashi korrupsion - 1 vit burg, ulet në 8 muaj, pezullim, punë në interes publik

Fatjon Baçi - 5 vite, ulet në 3.4, pezullim, shërbim prove

Flutura Xhani - 60 mijë lekë gjobë, ulet në 40 mijë lekë

Frosina Bollo - 1 vit, zbret në 8 muaj, pezullohet, shërbim prove 1.6 vite

Adela Kondakçiu - 7 vite, ulet në 4.8, përjashtohet nga dënimi

Kompanitë

Rametal shpk 18 mln lekë, ulet 1/3

Kontakt shpk gjobë 800 mijë lekë, ulet 1/3

OJF Frobolus gjobë 500 mijë lekë, ulet 1/3

Elman Abule gjatë seancës kërkoi shtyrje të seancës pasi iu rrëzua kërkesa për shpalljen e moskompetencës për rastin e tij: “Unë në jetën time s’kam marrë kurrë një tender në shtetin shqiptar, s’e di si mund të gjykohem nga kjo gjykatë kur kam patur vetëm marrëdhënie normale biznesi, ku hyj unë këtu”, tha Abule.

Adela Kondakçiu përjashtohet nga dënimi për shkak të statusit si bashkëpunëtore e drejtësisë.

 

Po ndodh...

ide