Policia zbardh ngjarjen tragjike në Shëngjin: 5 shtetas nga Kosova i mori dallga, dy të vdekur

3 Qershor 2026, 18:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia zbardh ngjarjen tragjike në Shëngjin: 5 shtetas nga Kosova i

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy shtetas nga Kosova kanë humbur jetën pasi u përfshinë nga dallgët e forta në det.

Sipas Policisë, rreth orës 16:30 është marrë njoftim se disa persona që kishin hyrë në det për t’u larë ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin për shkak të dallgëve të shkaktuara nga era e fortë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare, efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ekipet e emergjencës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të disa qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me forcat e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova. Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Sipas informacionit paraprak nga urgjenca e spitalit, dy prej tyre nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve, ndërsa tre të tjerët po marrin trajtim mjekësor.

Njoftimi

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide