“Integrimi në BE duhet të jetë përparësi”, Costa: Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe funksionale! Të përmbushen angazhimet e dialogut me Serbinë

3 Qershor 2026, 15:11 / KOSOVA ALFA PRESS

“Integrimi në BE duhet të jetë përparësi”,

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në kuadër të turit të tij ballkanik, ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimi Evropian për Kosovën dhe procesin e saj të integrimit evropian.

Diplomati evropian u bëri gjithashtu thirrje forcave politike që, pavarësisht dallimeve, ta vendosin integrimin evropian në qendër të agjendës së tyre.

Ai po ashtu theksoi nevojën për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, ndërsa kërkoi gjithashtu që të vijohet përpara edhe me procesin e dialogut me Serbinë.

“Ndërsa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët.

Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë.”, shkruan ai.

Po ndodh...

ide