Mbështetja e BE, Këshilli i Punëve të Jashtme diskutim me 5 ministrat e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Punëve të Jashtme njofton se diskutoi marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor pas një mëngjesi informal me ministrat e punëve të jashtme nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Ministrat e BE-së ranë dakord që Bashkimi Europian do të vazhdojë angazhimin e tij me rajonin, përpara samitit të 5 qershorit 2026, duke ndërmarrë hapa konkretë për të thelluar bashkëpunimin në çështjet e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Kjo do të thotë më shumë mbështetje e mëtejshme e BE-së kundër kërcënimeve hibride, dukepërfshirë edhe luftën kundër dezinformimit, duke inkurajuar përafrimin me Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe duke ndjekur partneritete të sigurisë dhe mbrojtjes, përtej atyre që janë lidhur tashmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128