Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot në GJKKO.
Shkreli po gjykohet pas akuzave të SPAK për përfshirje në korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Siç shihet nga pamjet, Shkreli ka shkuar në GJKKO bashkë me avokaten e tij. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më 23 tetor 2025, është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 49/1 i vitit 2025, i ndarë nga procedimi penal nr. 49/2025, që lidhet me hetime të zhvilluara për veprimtari të paligjshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.
Gjatë hetimeve, të zhvilluara përmes metodave speciale hetimore si përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe veprime të tjera procedurale, SPAK ka arritur në përfundimin se Kristian Shkreli, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që synonin ndikimin e votuesve në zonën e fshatit Stajkë.
Sipas akuzës, gjatë fushatës zgjedhore, Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve në këmbim të votës së tyre në favor të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. Nga provat e grumbulluara, rezulton se i pandehuri ka shfrytëzuar pozicionin e tij publik dhe nevojat e banorëve të zonës për ndërtimin e rrjetit të energjisë elektrike, një investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, duke kërkuar prej tyre që të votojnë për partinë që ai mbështeste.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128