“Mbështes SPAK me shpirt e me vepra”, Basha: Rama kishte 12 vite të bënte diçka për vendin, por e vetmja gjë që shqiptarët mbajnë mend, është 7x7 = 313

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot për një intervistë ndryshe në emisionin “N’SPAK” me gazetarin Ermal Qori. Në pyetjen nëse i tremte SPAK-ut, Basha tha se është i vetmi politikan që ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme me shpirt dhe me vepra. Ai solli në vëmendje ligjet që ka çuar në Kuvend për të mbështetur SPAK-un me financa, burime njerëzore apo dhe lehtësimin e bashkëpunimit me Prokuroritë e BE dhe SHBA.
Duke folur për korrupsionin e qeverisë, Basha tha se Edi Rama kishte 12 vite të bënte diçka në këtë vend, por e vetmja që gjë shqiptarët mbajnë mend është fraza ironike 7x7 = 313.
Ai më tej tha se ironinë që përdor ndaj Ramës me 7x7 = 313 është e vërtetë dhe pa asnjë sforcim, pasi fakti është që fakti është që shokët e tij janë në burg për korrupsion, apo në arrati nga SPAK-u për korrupsion.
Pjesë nga intervista
Ermal Qori: S’të tremb SPAK-u fare?
Lulzim Basha: SPAK-un e mbështes me shpirt dhe me vepra. Besoj jam i vetmi aktor politik që e kam provuar me ligjin që kam çuar në Kuvendin e Shqipërisë, për t’i dhënë mbështetje totale SPAK-ut, për t’i dhënë financat dhe burimet njerëzore. Për të bërë ndryshime në ligjet shqiptare që t’ia lehtësojmë bashkëpunimin me kolegët në vendet e huaja, Prokurortë e Bashkimit Europian, të SHBA-së. Sikundër edhe ligjin për vettingun e politikanëve apo heqja e imunitetit të parlamentarëve. Janë të treja propozime që mbajnë firmën time dhe besoj flasin më mirë sesa fjalët”.
Ermal Qori: Ka shumë nga ata të cilët e konsiderojnë si diçka jo të mirë për aspektin tuaj, pra, ok Rama e shfrytëzon këtë situatë. Po juve për çfarë e shrytëzoni?
Lulzim Basha: Për gjën më të rëndësishme që duhet të dinë shqiptarët sot. 12 vite Edi Rama ka pasur mundësi të bënte diçka për këtë vend dhe e vetmja gjë që shqiptarët mbajnë mend, është 7x7 = 313. Që është bërë simbolikë për kabinetin e Ramës që është ose në burg, ose në SPAK, ose në arrati.
Ermal Qori: Tani më lejo të të komplimentoj për këtë 7x7 313, sepse është gjetje e paparë. Jo se jam këtu, por realisht është gjetje. E shfrytëzove situatën që ndodhi me 313-ën.
Lulzim Basha: Është e vërteta, s’ka asnjë sforcim. Dhe kur e vërteta takohet me humorin, sigurisht që njerëzit e pëlqejnë. Por fakti është që shokët e tij, që nuk kthen përgjigje ku i ka shokët, janë në burg për korrupsion. Janë në arrati nga SPAK-u, se kërkohen për korrupsion. Dhe ky nuk kthen përgjigje. Tani me gjithë këta shokë në burg për korrupsion, o ti je i paaftë, pra je më buf se bufi, ose ti je pjesë e kësaj. Duke qenë kryeministër ke përgjiegjësi për këtë, politike dhe penale. Ky është një diskutim që ai nuk do ta bëj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


