Klodiana Lala sfidon Berishën: Fletëthirrja e SPAK i ka shkuar në tri adresa

10 Nëntor 2025, 21:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Klodiana Lala sfidon Berishën: Fletëthirrja e SPAK i ka shkuar në

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se fletëthirrja e SPAK i ka shkuar në tri adresa kreut të PD-së Sali Berisha. E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin, gazetarja ka deklaruar se, dokumenti i bërë publik i përket datës 7 nëntor.

“Nuk jap dot një përgjigje pse zoti Berisha tha se nuk ka një fletëthirrje sepse dokumenti është bërë publik është i datës 7 nëntor. I janë drejtuar zotit Berisha në tre adresa. Në këtë aspekt e ka marrë fletëthirrjen nga SPAK", tha gazetarja. 
Sa i përket hetimeve për 21 Janari, gazetarja tha se po hetohet se kush e dha urdhrin për të qëlluar ndaj protestuesve.

“Po hetohet se kush e dha urdhirn për ngjarjen e 21 janarit. Fokusi i SPAK lidhet te fakti kush ishte personin që urdhëroi gardën të qëllonte në protestën e 21 janarit. Është pyetur Basha, do të pyetet dhe Berisha, do të thirren dhe pyeten dhe organizatorët.

Nuk kam informacion të jetë firmosur një fletëthrije në adresë të tyre, pra për kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS që janë organizatorët e protestës.

Sa i përket urdhëruesit do jetë shumë e vështirë të zbulohet.

Është një ngjarje që kërkon shumë provueshmëri. Sa i përket ekzekutorëve mund të ecë në këtë drejtim. Plumbi që është gjetur në trupin e  Aleks Nikës është dorëzuar në prokurori.  Hetimet do të duhet të na tregojnë se ku do të fokusohet prokuroria.

Nëse mbeten te niveli i gardistëve do të mbeten te niveli i ekzekutorit.

Që është një vrasje shtetërore se është fakt që ka ndodhur para godinës së kryeministrisë. Të gjitha faktet e bëjnë atë një vrasje shtetërore”, tha gazetarja Klodiana Lala.

 

Po ndodh...

ide