Gazetari Mahmutaj: Arjan Adhami goditi me grusht Ndrea Prendin më 21 janar, i mori armën dhe qëlloi drejt protestuesve nga tarraca

Gazetari Fatos Mahmutaj tregon në 'Sot Live në Shqipëri' për Report Tv, si u plagos më 21 janar në Bulevard teksa po kryente detyrën në transmetim live.
Shefi i gardës Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në kryeministri, prej së cilës doli me sy të nxirë. Prendi rrëfen për Nertil Agalliun se 'Shefi i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit.'
Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar.
Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin. Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet', thotë Mahmutaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


