Foto-Lajm/ Ironia ndaj Xhaçkës, deputeti i opozitës shkon në Kuvend me çadër plazhi
18 Prill 2024, 10:30 / POLITIKË

Deputeti, Asllan Dogjani ka shkuar me çadër plazhi në Kuvend për të ironizuar ish-ministren Olta Xhaçka, lidhur me akuzat për statusin investitor strategjik të burrit të saj, u shpreh se “plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.
“Ndarja e shqiptarëve në të malit, fushës apo kodrave, nuk është etike për një deputete. Jemi shqiptarë dhe nuk duhet të përdorim gjuhë diskriminuese, jo vetëm është e ndaluar, por edhe vepër penale. Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë në të fushës dhe të malit, është e dënueshme nga Kodi Penal dhe Kushtetuata. Jemi njëlloj shqiptar. Kam marrë këtë çadër. Nuk më lanë që ta fusja brenda në Kuvend. Male ka edhe në Tepelenë e Vlorë, jo vetëm në veri. Shqipëria mal është”, u shpreh ai.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

