Emri/ Zgjidhet kryetari i Degës 15 të PD në Tiranë

26 Prill 2026, 19:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Emri/ Zgjidhet kryetari i Degës 15 të PD në Tiranë

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit brenda strukturave të Partisë Demokratike në Degën 15 (Tiranë), që përfshin zonat Vaqarr, Pezë dhe Ndroq.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj dege kanë konfirmuar me votë zgjedhjen e Florind Mansaku si kryetar i degës për një mandat 4-vjeçar. Këlliçi i ka uruar suksese Mansakut në detyrën e re, duke vlerësuar gjithashtu edhe kandidatin tjetër, Gentian Shkreta, për fushatën dhe angazhimin e tij në strukturën lokale.

Në mesazhin e tij, Këlliçi thekson se demokratët e Degës 15 dalin të bashkuar dhe me energji të reja për përballjet e ardhshme politike.

Në fund të postimit, ai ka bërë edhe një thirrje për mobilizim më 8 maj përpara Kryeministrisë, në kuadër të aksioneve politike të opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Anëtarët e Degës Tirana 15, Vaqarr, Pezë, Ndroq, konfirmuan sot me votë Florind Mansakun si kryetar dhe për 4 vite. 

Duke i uruar suksese zotit Mansaku, përgëzoj Gentian Shkretën për fushatën civile që bëri dhe për angazhimin e tij të palodhur në këtë strukturë. 

Demokratët e degës 15 vijnë të bashkuar dhe me energji të reja për betejat historike që kemi përpara, deri në rrëzimin e regjimit të korruptuar e kriminal të Edi Ramës.

Më 8 Maj shihemi të gjithë para kryeministrisë!

Po ndodh...