Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK!

15 Nëntor 2024, 13:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK!

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është paraqitur në SPAK pak momente më parë.

Deputeti i PS është marrë i pandehur nga SPAK më 25 tetor, në lidhje me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK!

 

Po ndodh...

ide