“Është një çështje e ngutshme!”- Mandati i Ballukut, Bardhi: Prokurorët e bën të qartë se çdo vonesë mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve

19 Dhjetor 2025, 16:07 / POLITIKË ALFA PRESS

“Është një çështje e ngutshme!”- Mandati

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zbuluar për mediat diskutimet nga mbledhja e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Sipas deputetit Gazment Bardhi, pesë anëtarët e opozitës kërkuan ndërprerjen e mbledhjes, me argumentin e garantimit të së drejtës për t’u mbrojtur dhe njohjes së plotë me materialet hetimore.

Opozita propozoi që deputetët të pajiseshin me dokumentacionin e plotë dhe mbledhja të rimerrej të hënën në mëngjes, 22 dhjetor, për të dëgjuar përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme dhe vetë deputeten Balluku.

Ai theksoi se kërkesa për shtyrjen e mbledhjes së radhës për rreth një muaj, afërsisht më 20 janar, synon t’i japë kohë mazhorancës për t’u njohur me provat dhe për të vlerësuar nivelin e përgjegjësisë dhe rrezikut politik që, sipas tij, lidhet me çështjen.

“U zbulua skenari që në fakt është i njohur për këdo që merret me politikë se Rama nuk e ka vendosur se çdo bëjë me Ballukun dhe po i jep kohës vetes të njihet me provat dhe deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe sa të dhëna ka për të në atë dosje dhe në deri në ç’nivel shkon kërcënimi apo rreziku që i sjell i lëshimi i Ballukut, sa kërkuan që mbledhja e radhës të jetë pas një muaji, rreth datës 20 janar”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, ai tha se prokurorët e SPAK, të pranishëm në mbledhje, theksuan se bëhet fjalë për një çështje të ngutshme dhe çdo vonesë në shqyrtimin e kërkesës mund të rrezikojë provat dhe se Balluku mund të intimidojë dëshmitarët.

 “Prokuroret e SPAK bën të qartë që kjo është një çështje e ngutshme u shpreh prokuroria dhe se çdo vonesë mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve”, tha ai.

Bardhi: Në kuadër të të drejtës për tu mbrojtur, sigurisht edhe të deputetëve dhe anëtarëve për tu njohur më materialet e plota, 5 anëtarët e opozitës kërkuan që mbledhja të ndërpritej, deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të rimblidheshin për të dëgjuar Prokurorinë dhe të pandehurën Balluku të hënën në mëngjes.

Por, për fat të keq, u zbulua skenari që në fakt është i njohur për këdo që merret me politikë se Rama nuk e ka vendosur se çdo bëjë me Ballukun dhe po i jep kohës vetes të njihet me provat dhe deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe sa të dhëna ka për të në atë dosje dhe në deri në ç’nivel shkon kërcënimi apo rreziku që i sjell i lëshimi i Ballukut, sa kërkuan që mbledhja e radhës të jetë pas një muaji, rreth datës 20 janar.

Ndërkohë që nga ana tjetër, prokuroret e SPAK, të cilët i falënderoj për profesionalizmin gjatë mbledhjes së sotme por edhe për durimin në debatet tona, se si kryetari i Kuvendit do duhet të respektonte ligjin. Bën të qartë që kjo është një çështje e ngutshme u shpreh prokuroria dhe se çdo vonesë mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve.

Po ndodh...

ide