Dosja ‘Buka’, ish zv-kryeministri Arben Ahmetaj kërkon transmetim live të seancës gjyqësore!

27 Prill 2026, 14:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja ‘Buka’, ish zv-kryeministri Arben Ahmetaj kërkon

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është politikani i radhës që kërkon nga Gjykata e Posaçme, që procesi penal ndaj tij, të transmetohet drejtpërdrejt në media. Ashtu si Ilir Meta dhe Erion Veliaj më herët, tani edhe Ahmetaj kërkon "transparencë".

Kërkesa e politikanit socialist që ka marrë azil në Zvicër për t'i shpëtuar procesit gjyqësor në Shqipëri, është bërë këtë të hënë nga avokati i tij mbrojtës, Henrik Ligori, në rastin e dosjes "Buka sh.a".

“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, u shpreh avokati Ligori para trupit gjykues.

Kujtojmë se, më 7 dhjetor të 2023 Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetaj, lidhur me privatizimin e ish-ndërmarrjes së bukës. Ndaj tij u ngrit akuza për veprën penale "Shpërdorimit i detyrës".

Dëmi konsiderohet në vlerën e 7 miliardë lekëve dhe Arben Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014, e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore.

 

Po ndodh...