Kosovë/ I propozohet kuvendit ndryshimi i ligjit për zgjedhje, kërkohet ulja e votave preferenciale për kandidatët nga 10 në 5 ose 3
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar Kuvendit të Kosovës një njoftim zyrtar me rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Në letrën e datës 24 prill 2026, drejtuar kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, thekson se pas analizës së zgjedhjeve të fundit, janë identifikuar sfida në organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.
Një nga rekomandimet kryesore është ulja e numrit të votave preferenciale për kandidatët.
Aktualisht, qytetarët mund të votojnë deri në 10 kandidatë, ndërsa KQZ-ja propozon që ky numër të reduktohet në 5 ose 3.
Sipas KQZ-së, një numër i lartë i votave preferenciale e komplikon procesin e numërimit, e ngadalëson atë dhe rrit mundësinë për gabime dhe manipulime. Po ashtu, kjo paraqet vështirësi edhe për vetë votuesit.
KQZ-ja thekson se ndryshimet janë të nevojshme sidomos në rast të zgjedhjeve të reja të parakohshme, duke marrë parasysh edhe afatet kushtetuese.
Rekomandimet janë miratuar me vendim të KQZ-së dhe tashmë i janë përcjell kuvendit për shqyrtim të mëtejmë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128