“Berisha e ndjen hendekun me ndërkombëtarët”, Baçi: Opozita në konflikt të brendshëm, Salianji u përjashtua nga gara sepse kërkon tjetër frekuencë në PD

Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur te sulmet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të Bashkimi Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, si edhe te gara për drejtimin e PD-së, ku kandidatët e tjerë u përjashtuan nga procesi.
Baçi deklaroi se mungesa e kontakteve të Berishës me diplomatët ndërkombëtarë është një situatë e pazakontë për politikën shqiptare që prej viteve ’90.
“E mbaj mend që nga viti 1991 që të gjithë ndërkombëtarët, kur takonin kryeministrin apo presidentin, takonin edhe kreun e opozitës. Që nga rikthimi i Berishës nuk e takon as ambasadori i Kosovës apo i Maqedonisë së Veriut, jo më ambasadorë të rëndësishëm europianë apo të SHBA-së. Shqiptarët duhet ta bëjnë këtë vend, por ndërkombëtarët janë faktor i rëndësishëm në Shqipëri. Tani që mungon ky komunikim, Berisha e ndjen këtë hendek”, u shpreh ai.
Sipas analistit, opozita nuk po përfaqësohet në mënyrën më të mirë në tryezat ndërkombëtare, ndërsa deklaratat politike të Berishës nuk përkthehen në vendimmarrje konkrete nga institucionet europiane.
“Opozita me Berishën nuk po përfaqësohet në këto tryeza në modelin e saj më të mirë. Mungon një lider opozite aty ku diskutohen çështje të rëndësishme. Rezolutat që Berisha thotë se janë dhënë për PD-në nuk janë përkthyer në vendime në zyrat e BE-së, ato mbeten retorikë politike. Ai që vendos është raporti i BE-së”, tha Baçi.
Duke komentuar zhvillimet brenda PD-së dhe garën për kryetar, analisti theksoi se Berisha ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të premtimeve të tij politike dhe konflikteve të brendshme në parti.
“Berisha është peng i premtimeve të veta. Për fatin e keq të opozitës, ajo është futur në një ngërç ku po prodhon probleme të brendshme në momentin kur duhet të ishte e bashkuar kundër mazhorancës. Partia politike duhet t’i zgjidhë problemet brenda vetes dhe jo përmes proceseve gjyqësore”, deklaroi ai.
Baçi komentoi edhe përjashtimin nga gara të Ervin Salianjit, duke sugjeruar se arsyeja lidhet me qëndrimet ndryshe brenda partisë.
“Berisha nuk e lejon Salianjin në garë sepse Salianji kërkon një frekuencë tjetër brenda PD-së, e cila nuk është dakord me Berishën”, përfundoi analisti.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128