“Albana, për ty kam 0900”, Belind Këlliçi: Deklarata tronditëse, Balla e ka vuajtur në kurriz

5 Mars 2026, 22:08 / POLITIKË ALFA PRESS

“Albana, për ty kam 0900”, Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi deklaratat në Parlament të Taulant Ballës pasditen e sotme.

“Kemi parë pamje tronditëse dhe deklarata tronditëse nga Parlamenti pak minuta më parë, ku drejtuesi më i lartë i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, ka fyer si asnjëherë më pare, është një rast i paprecedent, një grua, një zonjë deputete të Partisë Demokratike, kryetaren e Lidhjes së Gruas, ka fyer zëvendëskryetaren e Organizatës së Grave të Partisë Popullore Europiane, me fjalorin më banal dhe më të rëndë për të cilin ai vetë është ankuar për vite me radhë, për dy dekada me radhë, që e ka vuajtur në kurriz. Dhe këtë klimë sigurisht e ka sjellë një individ dhe një qeverisje, një vendimmarrje që buron nga kreu, buron nga Edi Rama”, tha Këlliçi.

“Ti sot ke një diskutim në parlament ku jo vetëm ajo që u tha në fillim, kryeministri nuk ishte prezent kur po i riformatohej gjysma e kabinetit dhe po i riformatoj, po i zëvendësojhej edhe krahu i tij i djathtë numri dy i qeverisë. Por ti nuk ke as ministrat prezent. Ne sa herë bëjmë debat, kërkojmë mocion me debat, kërkojmë të bëjmë replikë, kërkojmë të drejtojmë pyetje edhe ndaj kabinetit qeveritar, jo vetëm që kryeministri nuk është prezent, por nuk janë më tashmë as ministrat. Dhe në këtë mënyrë Parlamenti vetë ka humbur tërësisht funksionin e tij, misionin e tij. Aty nuk ka llogaridhënie”, shtoi Këlliçi.

Po ndodh...