Pronat në Rrjoll/ Shpellzaj: Si i kanë nxjerrë kockat maskarenjtë, kanë shkulur varre

5 Mars 2026, 23:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pronat në Rrjoll/ Shpellzaj: Si i kanë nxjerrë kockat

Banorët e fshatit Rrjoll po kundërshtojnë prej më shumë se një muaji ndërtimin e resortit turistik “Blue Borgo”, që po zhvillohet nga kompania Gener 2. Ata thonë se toka është e tyre, nuk është kompensuar si duhet dhe dokumentet e pronësisë janë kontestuar për falsifikim, duke krijuar një konflikt pronësie me firmën ndërtuese.

Pronari aktual i tokës, Fatmir Shpellzaj, përballë disa banorëve të tjerë të zonës, në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, akuzon se kanë hequr varret. Për këtë arsye, Shpellzaj shprehet se ka pasur një roje në zonë për të mos pasur dëmtime të mëtejshme, teksa shton se ka qenë aty edhe stër-stër-gjyshi i tij.

“Kam futur dhe roje aty se disa maskarenj kanë hequr dhe varre. Se u drejtove me gishtin, gishtin mos ma drejto më mua. Ky nuk ka lidhje hiç. Zoti Blendi, të them vetëm diçka. Atje ka vdekur edhe gjyshi i babait, por këta kanë shkulur varret”, tha ai.

Banori tjetër i Rrjollit, Prek Molla, akuzon për falsifikim të dokumenteve nga ana e Shpellzajt. Ky i fundit shprehet se Molla është një ndër ata banorë që sa herë ekziston mundësia e ndonjë investimi në zonë, ai deklaron që është prona e tij. Për të përforcuar akuzën e zhvarrimeve, Shpellzaj shprehet se ka bërë 5 herë denoncim, por asnjëherë nuk ka pasur masa për fenomenin.

“Ky zotëri nuk ka punë fare me mua një herë. Ky zotëria, bashkë me njerëzit e tjerë, janë nja 3 km larg meje. Kush sponsor që shkon e bën një shtëpi a diçka, ky është i pari: “është toka ime”. Unë kam futur roje, 5 vjet roje te varrezat, shihe si i kanë bërë maskarenjtë. Shihe si i kanë nxjerrë kockat këta maskarenj. Kam bërë denoncim 5 herë në polici dhe asnjë s’ka marrë masa”, tha ai.

Po ndodh...