Ajola Xoxa bashkëshortja e Erion Veliajt, merret në pyetje në SPAK
23 Dhjetor 2024, 19:03 / POLITIKË

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ka dëshmuar për disa orë në Prokurorinë e Posaçme pasditen e të hënës, shkruan A2 CNN. Në dalje nga SPAK ajo nuk ka pranuar të komentojë për çfarë ishte thërritur.
Më 6 dhjetor, Xoxës iu sekuestrua telefoni celular si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle në ambientet e studios së saj “Harabel”, ku mori disa materiale. Subjekt i kontrollit të SPAK ishte edhe vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.
Veliaj dhe Xoxa ankimuan veprimet e BKH dhe SPAK, por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata e Posaçme. Vendimet e kontrollit të këtyre ambienteve janë ankimuar prej tyre në Apelin e Posaçëm. /A2 Televizion
-
Tensione në protestë, shoqërohen dy persona te “Pallati me shigjeta”
23 Dhjetor, 18:59 -
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:57
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


