Trajtimi që po “mund” sindromën e rrallë! Shkencëtarët fusin gjenin IDS në trupin e një 3-vjeçari me “Hunter”

24 Nëntor 2025, 14:32 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Trajtimi që po “mund” sindromën e rrallë!

Një djalë trevjeçar me sindromën e rrallë Hunter ka treguar përmirësim të jashtëzakonshëm pasi mjekët në Manchester i futën një version të shëndetshëm të gjenit IDS që mungonte në qelizat e tij staminale për shkak të sëmundjes. Rasti është ende nën mbikqyrje por konsiderohet si më i suksesshmi deri më tani nga trajtimet e kësaj sindrome.

Një përparim i jashtëzakonshëm në mjekësi ka ndodhur në Manchester, ku një djalë trevjeçar nga Kalifornia, Oliver Chu, është bërë personi i parë në botë me sindromën e rrallë Hunter që trajtohet me një terapi të re gjenetike.

Kjo sëmundje e trashëguar shkakton dëmtime progresive të trupit dhe trurit dhe zakonisht është fatale para moshës 20 vjeç.

Në dhjetor 2024, mjekët në Royal Manchester Children’s Hospital i morën Oliverit qelizat staminale nga gjaku.

Në laborator në Londër, shkencëtarët futën në to një version të shëndetshëm të gjenit IDS, i cili i mungon pacientëve me sindromën Hunter.

Ky gjen i ri u fut duke përdorur një virus të modifikuar, i paaftë për të shkaktuar sëmundje.

Qelizat e “riparuara” iu rikthyen Oliverit me dy infuzione në shkurt 2025.

Këto qeliza munden të prodhonin vazhdimisht enzimën jetësore që ai më parë nuk e prodhonte dhe të parandalojnë përparimin e sëmundjes, madje edhe në tru, gjë që trajtimet ekzistuese nuk mund ta bënin.

Vetëm tre muaj pas trajtimit, Oliver tregoi përmirësim të dukshëm në të folur dhe lëvizje. Ai është bërë më aktiv, më i vëmendshëm dhe më i shoqërueshëm.

Më pas, analizat konfirmuan se ai tashmë prodhon qindra herë më shumë enzimë se sa prodhon një person i shëndetshëm.

Për herë të parë që nga diagnoza, Oliver nuk ka nevojë më për infuzionet javore, të cilat kushtonin rreth 300,000 euro në vit dhe nuk e mbronin trurin.

Mjekët thonë se Oliver po zhvillohet si një fëmijë normal, por theksojnë se testi i vërtetë është ndjekja gjatë dy viteve të ardhshme.

Deri tani, shenjat janë më të mira nga sa mund të imagjinoheshin.

Po ndodh...