Komenta kalon në sistemin diellor/ Objekti qiellor mban të gozhduar pas teleskopëve shkencëtarët e NASA-s

21 Nëntor 2025, 15:10 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Komenta kalon në sistemin diellor/ Objekti qiellor mban të gozhduar

NASA ka publikuar pamjet e rralla të kometës 3I/Atlas, e cila po kalon në sistemin tonë diellor. Ajo po vëzhgohet intensivisht për të marrë sa më shumë informacione përpara se të largohet përgjithmonë në hapësirën ndëryjore.

NASA ka publikuar pamje të detajuara të kometës ndëryjore 3I/Atlas, e cila po kalon me shpejtësi në sistemin tonë diellor.

Është vetëm kometa e tretë që vjen nga një sistem tjetër yjor dhe mund të japë informacione unike për materiale që nuk burojnë nga sistemi ynë diellor.

Ndërsa kometa po afrohet më shumë me Tokën, aktualisht rreth 307 milionë km larg, teleskopët hapësinorë si ai James Webb dhe teleskopët tokësorë nëpër botë po e vëzhgojnë intensivisht.

Madje çdokush që ka në dorë një teleskop mund ta vëzhgojë, sepse është një mundësi e rrallë dhe magjepsëse,- tha drejtori i i astrofizikës në NASA, Shaën Goldman.

Sipas NASA-s, kometa mund të ketë një diametër që varion nga 440 metra deri në 5.6 kilometra dhe besohet ta ketë origjinën në një sistem yjor shumë më të vjetër se Dielli ynë.

“Kjo do të thotë se 3I/Atlas nuk është thjesht një dritare drejt një sistemi tjetër diellor, por një dritare drejt së kaluarës, shumë më larg në kohë se vetë formimi i Tokës dhe Diellit,” shpjegon shkencëtari Tom Statler.

Në të njëjtën kohë, NASA hodhi poshtë teoritë që qarkullonin në rrjet se objekti mund të ishte një anije aliene.

Pasi të ketë kryer vizitën e saj kometa do të largohet përgjithmonë drejt hapësirës ndëryjore.

Po ndodh...