Mbyllet dita e 37-të e revoltës, qytetarët rikthehen te Kryeministria: S’ka tërheqje deri në largimin e Ramës!

6 July 2026, 23:58 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet dita e 37-të e revoltës, qytetarët rikthehen te

Ka përfunduar pas disa orësh qëndrese dhe marshimi maratonë dita e 37-të radhazi e protestës qytetare në kryeqytet, ku kërkesa kryesore mbetet e prerë: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimi i kabinetit qeveritar.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush fillimisht nga qindra qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ardhur posaçërisht nga diaspora, të cilët mbajtën fjalime të zjarrta në podium. Menjëherë pas mesazheve të forta, xhiroja e revoltës u zhvendos në rrugët e Tiranës.

Protestuesit përshkuan disa prej rrugëve dhe nyjeve më të rëndësishme të Tiranës, duke paralizuar plotësisht qarkullimin. Gjatë gjithë marshimit, thirrjet kundër mazhorancës dhe institucioneve nuk ndaluan për asnjë moment.

Në mbyllje të itinerarit të tyre, qytetarët zgjodhën të riktheheshin sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë. Me qindra zëra të unifikuar në kor, ata përsëritën thirrjen simbol që ka shoqëruar këtë muaj qëndrese: “Rama, jep dorëheqjen!”.

 

Organizatorët dhe qëndrestarët e deklaruan të mbyllur tubimin e sotëm, por me një paralajmërim të qartë për qeverinë. Ata theksuan se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se marshimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, pa asnjë lloj tërheqjeje, deri në përmbushjen e plotë të kauzës së tyre politike dhe shoqërore.

 

Po ndodh...

ide