“Rama sot është një kufomë politike, nesër një hiç!” – Protestuesi: Kongresmeni amerikan kërkoi hetim për lidhjet e qeverisë me drogën! Ambasadori gjerman na mbështeti hapur!

6 July 2026, 20:13 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama sot është një kufomë politike, nesër

Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhen me mbështetjen ndërkombëtare. Gjatë fjalës së mbajtur përpara qytetarëve të shumtë të mbledhur në bulevard, një prej protestuesve ka deklaruar se kauza qytetare po merr dita-ditës mbështetjen e ndërkombëtarëve, ndërsa ka zbardhur një mesazh të rëndësishëm nga ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare po përballet me një izolim dhe diskreditim të madh ndërkombëtar, ku përveç europarlamentarëve që i janë bashkuar sheshit, një kongresmen amerikan ka nisur një hetim zyrtar për lidhjet e pretenduara me narkotrafikun.

Fokusin kryesor të fjalës së tij, protestuesi e ka përqendruar te deklaratat e fundit të diplomatit të lartë gjerman, duke i cilësuar ato si një “vulë” të legjitimitetit të revoltës 37-ditore.

“Sot kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Ai i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane. Citoj si më poshtë: ‘Duhet të vlerësojmë ata që zbatojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, ata që qëndrojnë për mbrojtjen e ligjit, natyrës etj. Çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje med vlerat e BE-së është i mikpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e BE-së’,” u shpreh folësi nga podiumi.

 

Sipas tij, këto fjalë tregojnë qartë se bota demokratike e sheh tubimin si një kërkesë legjitime për liri dhe drejtësi, pikërisht sepse ka ruajtur natyrën e saj tërësisht paqësore.

Më tej, protestuesi ka bërë një krahasim të situatës politike të kryeministrit Edi Rama nga nisja e protestave e deri më sot, duke deklaruar se pushteti i tij ka rënë.

“Një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën. Para një muaji ky ishte një mbret i plotfuqishëm, sot pas një muaji Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Sot ai është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik dhe një asgjë”, tha ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndalen në betejën e tyre në bulevard, duke u shprehur optimist për rrëzimin e asaj që e cilësoi si “klikë”.

“Ta vazhdojmë kështu miq! Ai hedh miliona euro për propagandë, ne me një mikrofon e kemi kthyer në mbetje politike. Fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm! Do ta largojmë një herë e mirë atë dhe do ta hedhim në koshin e historisë!” përfundoi deklaratën e tij protestuesi.

 

Po ndodh...

ide