Vjosa Osmani pret ambasadorin francez, i kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke theksuar se “Kosova tashmë është shembull në respektimin e standardeve më të larta demokratike”. Ajo foli edhe për marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, përfshirë ato në veri, proces që u realizua sot.
Osmani kërkoi urgjentisht heqjen e masave të BE-së, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe pa asnjë arsye, të cilat po dëmtojnë interesat e qytetarëve.
“Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, z. Olivier Guérot.
Në takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Në takim u diskutua edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.
Presidentja theksoi urgjencën e heqjes së masave të BE-së të cilat padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës. Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjellë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


