Trafikonin qënie njerëzore si pjestarë të një grupi kriminal, arrestohen në Tiranë “të kërkuarit” e UNMIK të Kosovës

Policia e shtetit ka finalizuar këtë të hënë operacionin e koduar “Operacionalja”, pasi ka vendosur në pranga dy shtetas të cilit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë.
UNMIK kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për shtetasit R. B. dhe G. H, pasi akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës.
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Gjatë dy fazave, Operacionalja 78 dhe Operacionalja 79, janë kapur dhe vënë në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, dy shtetas.
Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan fazat 78-të dhe 79-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të këtyre fazave, në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë.
Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës.
Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
