Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel/ Bislimi: Nis komisioni për të pagjeturit e luftës në Kosovë

22 Janar 2026, 20:47 / KOSOVA ALFA PRESS
Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel/ Bislimi: Nis komisioni për

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka ndarë detaje nga takimi në Bruksel, duke thënë se është arritur dakordësia me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas rundit të ri të dialogut në Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët”.

Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç.

Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua.

Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.

Po ndodh...

ide