Një nxënëse theret me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë

Një incident i rëndë ka ndodhur në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është therur me thikë nga një bashkëmoshatar. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkolle, dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, kur stafi i shkollës ka njoftuar policinë për incidentin.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve për të dyshuarin,” tha Gashi.
Sipas policisë, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve.”
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
