Kosovë/ Ndërron jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës

25 Nëntor 2025, 19:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovë/ Ndërron jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i

Behar Topilla, i vetmi që i shpëtoi masakrës së 1 majit 1999 në Shavarinë të Gllanasellës, ku humbën jetën mbi 40 civilë shqiptarë, ka ndërruar jetë.

Topilla mbeti i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, duke u bërë dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

Historia e tij u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes artikullit të gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, që e quante “Sole Survivor” – i mbijetuari i vetëm.

Po ndodh...