Kosova ka 182 mijë banesa të pabanuara

Saktësisht 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjithë Kosovën, kanë treguar të dhënat më të fundit nga regjistrimi i popullsisë i 2024-s, të cilat i ka publikuar Agjencia e Statistikave.
Bazuar në këto të dhëna, komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, gjithsej 25 mijë e 195 sosh, e pasuar nga ajo e Prizreni me 16 mijë e 842 dhe Ferizaj, me 15 mijë e 228.
Krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011, shifra e banesave të pabanuara është rritur për 83 mijë e 041.
Sipas ASK-së, të dhënat e fundit ofrojnë pasqyrë të detajuar mbi ndryshimet demografike në Kosovë.
“Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi popullsinë, grupmoshat, gjininë dhe ekonomitë familjare, duke ndihmuar në analizimin e ndryshimeve demografike ndër vite. Këto të dhëna ofrojnë karakteristika për vendbanimet, statusin e aftësisë së kufizuar, ndërtesat, banesat e ekonomitë familjare si dhe edukimin”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Krahas atyre për banesa, të dhënat e reja të ASK-së tregojnë edhe për numrin e ndërtesave të reja që kanë së paku një banesë të banueshme.
Sipas statistikave, të këtilla në nivel vendi janë 274 mijë e 116. Edhe kjo shifër, krahasuar me regjistrimin e popullsisë të 2011-s është rritur për 26 mijë e 167 njësi.
Rritje krahasuar me 13 vjet më parë ka edhe në numrin e përgjithshëm të banesave. Derisa më 2011 kanë qenë 312 mijë e 711, në të dhënat e regjistrimit të vitit të shkuar figurojnë 556 mijë e 779 sosh.
Agjencia e Statistikave, në dhjetor të vitit të shkuar ka publikuar rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë. Bazuar në këto rezultate, Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë.
Kjo shifër, krahasuar me regjistrimin e 2011-s, është për rreth 150 mijë banorë më e ulët./Monitor
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
