Sulmi me armë në Deçan, mediat në Kosovë: Një prej të plagosurve është avokat shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e trefishtë në një lokal të Deçanit.
Bëhet e ditur se dy nga të plagosurit i takojnë nacionalitetit serb, derisa viktima e tretë është një avokat shqiptar.
Bazuar në këto burime, viktimat kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, derisa i dyshuari, sipas burimeve, ka qenë në gjendje të dehur kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Referuar këtyre burimeve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar të dyshuarin.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”.
“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, thuhet në konfirmim./ Klan Kosova
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

