"Udha e Shkronjave" në Tiranë, zgjidhet Shkollë-Pilot nga "Kembrixh" në Britaninë e Madhe

16 Janar 2026, 15:45 / JETË ALFA PRESS

"Udha e Shkronjave" në Tiranë, zgjidhet Shkollë-Pilot

Shkolla “Udha e Shkronjave” në Tiranë shënon një arritje të rëndësishme në arsimin parauniversitar, duke u përzgjedhur si Shkollë-Pilot nga Kembrixhi në Britaninë e Madhe.

Ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon vizionin inovativ dhe angazhimin e hershëm të shkollës për edukim me mendësi globale dhe qasje kreative në mësimdhënie.

POSTIMI:

Cilësinë e shkollës "Udha e shkronjave" si shkollë e Kembrixhit e shprehin edhe këto dy vlerësime. Në çdo rast kemi qenë shkollë kreative, dhe jo thjesht zbatuese. Një vit para se të fillonte projekti pilot mbarëbotëror i Kembrixhit Global ne filluam projektin tonë "Me botën në mendje" që ishte frymëzim nga leksionet e vitit 2015 mbi Kompetencën Globale. Kjo ishte një nga arsyet që na caktuan të ishim Shkollë Pilot e Kembrixhit për lëndën më të fuqishme Cambridge Global Perspectives.

"Udha e Shkronjave" në Tiranë, zgjidhet Shkollë-Pilot

Po ndodh...

ide