“Toy Story”, filmi që ndryshoi përgjithmonë animacionin! Kukullat shpëtuan kompaninë Pixar-in në momentin e fundit

“Toy Story” u krijua si filmi i parë i animuar plotësisht me kompjuter në vitin 1995 pas një dështimi në versionin e parë dhe me kompaninë që thuajse kishte falimentuar. Dublantët e personazheve kujtojnë se zërat e tyre u formësuan përmes lojës fëmijërore dhe improvizimit gjë që e çoi filmin drejt suksesit 30 vjeccar. Toy Story 5 pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Versioni fillestar i filmit të animuar Toy Story, i pari i realizuar plotësisht me kompjuter pa asnjë vizatim tradicional me dorë dhe një prej veprave më të rëndësishme të kinemasë moderne u hodh i gjithi poshtë nga Disney, pasi studioja kërkonte tone më sarkastike dhe më shumë improvizime.
Pixar kompania që e prodhoi filmin vendosi të fillonte nga e para edhe pse 2 vite punë shkuanb dëm.
Ndërkohë, prapa ekranit, kompania që po luftonte për mbijetesë pasi sipas autorit David A. Price, ajo ishte në buzë të falimentimit dhe mbështetej pothuajse plotësisht tek financimet e Steve Jobs.
Aktorët kryesorë Tom Hanks në zërin e Ëoody-t, kukullës-koëboj dhe lodrës së preferuar të Andit dhe Tim Allen, zëri i Buzz Lightyear, astronautit modern që bëhet rivali dhe më pas miku i Ëoody-t thonë se realizimi nga e para ishte një sfidë mjaft e vështirë.
John Morris, aktori që dha zërin e Andit ka rrëfyer gjithashtu detaje nga realizimi i tij në vitin 1995. Morris, i cili ishte vetëm 7 vjecc kujton se si audicioni nisi me një kërkesë të thjeshtë, fëmijët të sillnin një lodër dhe të luanin me të.
Por ai u paraqit me një kuti të plotë me 20 ushtarë X-Men, gjë që e bëri menjëherë të spikaste dhe t’i fitonte rolin.
Pa suksesin e Toy Story i publikuar në vitin 1995, Pixar rrezikonte të mbyllej dhe animacioni kompjuterik mund të mos arrinte kurrë të fitonte vendin që ka sot në Hollywood. Toy Story 5 pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
