Nis edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë, botuesit ankohen për bibliotekat

Në hapjen e Panairit të Librit, botuesit ngritën shqetësimin për gjendjen e bibliotekave dhe mungesën e mbështetjes financiare për autorët e përkthyesit.
Edicioni i 28-të i panairit do të qëndrojë i hapur deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve.
Në çeljen e panairit të librit, kreu i shoqatës së botuesve shqiptarë ngriti si shqetësim gjendjen sipas tij të mjerueshme të bibliotekave.
Alesandro Ruggero nga instituti Italian i kulturës e vuri theksin te financimet dhe investimet që duhen bërë për botuesit dhe përkthyesit shqiptare në mënyrë që të kemi një cilësi më të mirë libri.
Si i vetmi aktivitet i këtij lloji dhe përmase, panairi i librit ngjalli interesin e lexuesve por dhe vizitorëve që në ditën e parë.
Të vegjlit ishin më të qartë në zgjedhje.
Edisoni i 28 i panariti të librit do të qëndrojë i hapur deri më 16 Nëntor në Pallatin e Kongreseve dhe do të mbyllet me shpërndarjen e cmimeve tradicionale për librat më të mirë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


