Gjenerata Z po braktis “prindërimin e butë” dhe po rrit fëmijë ndryshe!
Prindërimi ka ndryshuar shumë gjatë dekadave, dhe hulumtimet e fundit tregojnë se Gjenerata Z po zgjedh një rrugë të re. Për vite me radhë, prindërimi i butë ka qenë i preferuar: prindërit u përqendruan tek lidhja emocionale me fëmijët, komunikimi i hapur dhe shmangia e ndëshkimeve të rrepta. Ky stil ka pasur për qëllim të krijojë marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme midis prindërve dhe fëmijëve.
Megjithatë, sipas një hulumtimi të fundit, 41% e prindërve të Gjeneratës Z përdorin një stil tjetër, të quajtur prindërimi që ndërpret modelet e vjetra familjare. Ky stil fokusohet tek shërimi i traumave të trashëguara dhe shmangia e përsëritjes së zakoneve ose sjelljeve të dëmshme të familjes. Vetëm 32% e prindërve të kësaj gjenerate vazhdojnë të përdorin prindërimin e butë.
Ekspertët shpjegojnë se ky ndryshim reflekton një vetëdije më të madhe të prindërve të rinj për historinë familjare dhe efektin e saj tek fëmijët. Ata duan të ndihmojnë brezin e ardhshëm të rritet me më shumë siguri emocionale dhe pa përsëritje të modele të dëmshme.
Ky trend tregon një ndryshim kulturor të madh në mënyrën se si prindërit e rinj shohin edukimin: nga toleranca dhe butësia e tepruar te një qasje më e vetëdijshme dhe e fokusuar tek shëndeti emocional dhe marrëdhëniet e shëndetshme.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
