Zyrtare/ Tjetër largim, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Laçin

2025-06-12 19:15:26 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Tjetër largim, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Laçin

Alban Shabani është i larguari i radhës nga Laçi. 25-vjeçari ka konfirmuar mbylljen e bashkëpunimit përmes rrjeteve sociale.

Shabani ka shpërndarë një postim falenderues për Laçin. Këto të fundit patën sezon të dështuar, pasi ranë nga kategoria.

Shabani u afrua në janar te Laçi dhe aventura zgjati mjaft pak. Gjatë kohës së tij në elitën e futbollit shqiptar numëroi 9 paraqitje.

Laçi do të rindërtohet për sezonin e ri. Kurbinasit do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe puna për sezonin e ri do të nisë nga trajneri, pas ikjes së Françesko Morieros.

 

Happening now...

ideas