Massive brawl in Brazil: Footballers clash with fists, 23 red cards given

Skena më të mëdha dhune u regjistruan në Brazil. Sfida mes Kruzeiros dhe Atletiko Mineiros përfundoi në një arenë luftë, ku lojtarët e dy ekipeve u përleshen me njëri tjetri. Gjyqtari dha 23 karton të kuq për sherrin mes lojtarëve
Finalja e kampionatit mineira, një shtet federal në Brazil, mes Kruzeiros dhe Atletiko Mineiras u kthye në një arenë lufte.
Derbi i zjarrtë përfundoi në një kaos total. Ndeshja nisi me tension dhe provokime që paralajmëruan se atmosfera do të nxehej. Në minutën e 60‑të, ylli i Kruzeiros, Horge, shënoi golin e fitores 1‑0.
Në minutat shtesë, portieri i Atlético Mineiro, Everson, u përplas me mesfushorin Christian të Kruzeiros, duke ndezur një sherr masiv.
Brenda pak çastesh, të gjithë lojtarët, përfshirë titullarë, zëvendësues dhe stafin teknik, u përfshinë në një duel fizik me grushta dhe shkelma, dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe personelit të sigurisë.
Në përleshje u përfshinë edhe lojtarë të njohur, si legjenda braziliane Hulk, i cili goditi me grusht kundërshtarin
Arbitri dha 23 kartona të kuq, rekordi më i lartë në historinë e futbollit brazilian. 12 kartonë të kuq ishin për Kruzeiron dhe 11 të tjerë për Atletiko.
Autoritetet e futbollit pritet të shqyrtojnë kartonat e kuq dhe të japin ndëshkime të mëtejshme.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128