“Shanset janë 50-50”, Kapllani: Uroj me shpirt të fitojmë, do ishte dhuratë për tifozët
Edmond Kapllani, ish-sulmuesi kuqezi, në një intervistë për mediat në Kosovë, analizoi sfidën kundër Serbisë, çfarë ndeshje pret dhe këtë sheh favorit.
Kapllani u ndal edhe te sfida e 14 tetorit 2014 ku ishte prezent në stadiumin e Beogradit:
“Është ndeshja më e rëndësishme për kombëtaren. Po të shohësh në letër është një ndeshje ku Serbia është më favorit, por unë nuk mendoj ashtu, është 50-50, luajmë në stadiumin tonë, mundësitë janë të mira, sepse vijmë nga fitorja me Andorrën dhe kjo i jep djemve motiv dhe moral për duelet e ardhshme”
Kapllani thotë se në Beograd kishte energji shumë negative (ishte i grumbulluar me ekipin kuqezi), por nga ajo kohë mban mend si u pritën si hero pasi erdhën në Shqipëri:
“Kam qenë në Beograd, nuk duhet t’ia harrojmë asnjë lojtarit të kombëtares që ka qenë atje, sepse dinamika, intensiteti, episodet që ndodhën, ishin aq të shpejta dhe unë personalisht e kam kuptuar çka ndodhi realisht pas 3-4 ditësh, ka qenë një energji shumë negative, që nga aeroporti – deri te kthimi. Na kishin pritur si heronj tifozët në Shqipëri kur erdhëm pastaj”.
Në fund, Kapllani ka disa fjalë për tifozët dhe lojtarët para kësaj ndeshje të madhe:
“Po, thirrja ime për tifozët është të kenë durim, mbështetje nga minuta e parë deri në minutën e fundit në çdo aksion, edhe në ato pozitive, po ashtu edhe në ato negative, sepse e kanë shumë të nevojshme të jenë sa më të karikuar. Ata e dinë se është më shumë se një ndeshje, teksa lojtarëve do t’i uroja që të jenë në nivel të mirë psikologjik që të përballojnë këtë ndeshje. Besoj që edhe stafi ka punuar shumë në këtë aspekt, ia urojë ekipit tonë kombëtar, thjesht të japin maksimumin dhe do ishte kënaqësi për gjithë shqiptarët kudo që janë ta marrim fitoren ndaj Serbisë, e uroj këtë me krejt shpirtin”, u shpreh Kapllani për GazetaBlic Sport.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
