Mbyllet 1-1 pjesa e parë, kuqezinjtë ndëshkohen në minutën e katërt shtesë

Kontroll shterpë i topit nga Shqipëria në minutat e para, ndërkohë Kumbulla shkakton një 11-metërsh në të 18-tën: nga pika e bardhë godet Janis Ikaunieks, pret Strakosha.
29' - Goool Shqipëria: krosim nga e majta e sulmit nga Arbër Hoxha në minutën e 29-të dhe në zonën e portierit është i vëmendshëm Rey Manaj, që e shtyn lehtësisht topin drejt rrjetës, 0-1.
45+4' Barazohet ndeshja në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë: në zhvillimet e një goditjeje këndi, që ishte e gjashta port vendësit, Cernomordijs godet saktë me kokë, 1-1.
Silvinjo ka bërë disa ndryshimet, ndërsa këtë ndeshje Manaj e nis si kapiten.
Ndeshja që luhet në kuadër të eliminatorëve të Botërorit 2026 SHBA-Kanada-Meksisë, do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin e kryeqyteti letonez, Riga.
Vendimi i trajnerit brazilian për të ‘graduar’ kapiten Manajn është një lëvizje e qartë për t’i treguar opinionit se sulmuesi ka besimin e plotë të stafit, pavarësisht se dështoi në goditjen e penalltisë ndaj Serbisë.
Tre ndryshime në formacion, të gjitha në repartin e mbrojtjes, nga trajneri Sylvinho. Në qendër të repartit të pasmë, pas mungesave të Gjimshitit dhe Ajetit (i pari i pezulluar dhe i dyti i dëmtuar), aktivizohen Ismajli dhe Kumbulla, ndërsa ndryshim taktik është aktivizimi i Balliut në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e formacionet mbetet e pandryshuar.
-
-
Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë
10 Qershor, 21:23
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


