Kthehet “telenovela” e verës, Barcelona rinis ofensivën për Nico Williams

Pasi verën e kaluar u fol gjatë për një transferim të mundshëm te Barcelona, emri i Nico Williams është rikthyer fuqishëm në skenën e merkatos.
Agjenti i lojtarit, Félix Tainta, është takuar të premten në Barcelonë me drejtorin sportiv të klubit, Deco, me kërkesë të vetë Nico-s, për të eksploruar mundësinë e kalimit në “Camp Nou”, raportoi e përditshmja katalanase Sport.
Ndërkohë, Lamine Yamal – shoku i ngushtë dhe ylli i ri i Barçës – ka ndezur më shumë zërat duke postuar në rrjetet sociale foto të dyshes duke festuar gola së bashku. Tifozët kanë filluar të ëndërrojnë.
Williams, i cili ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2027, është në negociata për rinovim me klubin bask, por interesimi i skuadrave të mëdha si Bayern, Arsenal dhe, më herët, edhe Real Madrid, e ka komplikuar situatën.
Madrilenët mohuan çdo kontakt, por pista e Barcelonës duket se ka mbetur e hapur.
Gjithsesi, drejtuesit e Barçës kanë qenë të qartë muajt e fundit: “Treni i Barçës kalon vetëm një herë”, kishin thënë pas dështimit të verës së kaluar.
Presidenti Laporta dhe Deco e kanë përmendur shpesh se Luis Díaz i Liverpool-it është objektivi kryesor për krahun, edhe për shkak të një çmimi më të përballueshëm krahasuar me Nico-n.
Në horizont është edhe një opsion “ekonomik”: Ivan Perisic (36 vjeç), që pritet të largohet nga PSV si lojtar i lirë dhe ka besimin maksimal të trajnerit Flick.
Për momentin, gjithçka është në ajër. Por merkatoja sapo ka nisur dhe saga ‘Nico-Barça’ premton një tjetër verë me shumë episode.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
