Francesco Moriero officially leaves Flamurtari, the Vlora club announces the Italian's departure from the bench

2026-03-09 11:20:29 / SPORT ALFA PRESS

Francesco Moriero officially leaves Flamurtari, the Vlora club announces the

Francesco Moriero largohet zyrtarisht nga Flamurtari. Gjithçka është konfirmuar edhe nga klubi vlonjat mes një postimi në faqen e vet zyrtare.

Në fakt trajneri italian mungonte prej tre javësh, ndërsa gjithçka lidhej me faktin se ishte i sëmurë.

Këtë të hënë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për largimin e tij nga Flamurtari dhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.

Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, thuhet në njoftim.

Happening now...

ideas