Ançeloti: Vinicius, një lojtar fantastik, tani nis Botërori për ne

2025-06-12 20:18:19 / SPORT ALFA PRESS

Ançeloti: Vinicius, një lojtar fantastik, tani nis Botërori

Karlo Ançeloti fitoi ndeshjen e tij të parë si trajner i Brazilit dhe siguroi një vend të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026. Me një gol nga Vinicius, Brazili mundi Paraguain 1-0. Në një konferencë për shtyp, Ançeloti, i cili mbushi 66 vjeç, vlerësoi performancën e lojtarëve të tij.

“Mendoj se në tërësi ishte një ndeshje e mirë, një pjesë e parë shumë e mirë. Luajtëm mirë, me zotërimin e topit, duke e kontrolluar atë, megjithëse nuk shënuam më shumë se një gol. Ngadalësuam ritmin në pjesën e dytë, por në përgjithësi mendoj se ishte një ndeshje e plotë, jemi shumë të lumtur.

Duhet të punojmë shumë, na ka mbetur edhe një vit, është e rëndësishme ta mbyllim raundin kualifikues me këto dy ndeshje, me një performancë të mirë. Tifozët janë të lumtur. Dua t’i falënderoj tifozët për pritjen që na bënë. U larguam të lumtur, tani është koha të shohim përpara”, tha Ançeloti.

VINI PROTAGONIST – “Nuk ka asgjë kundër faktit që Vini është në gjendje të bëjë atë që bën dhe atë që do të bëjë. Cilësitë që tregoi, ishin shumë të mira. Na pëlqeu shumë ajo që bëri, u paraqit shumë mirë”.

JAVËT E PARA NË BRAZIL – “Kanë qenë 15 ditë të mrekullueshme në çdo kuptim. U prita shumë mirë nga populli brazilian. Atmosfera brenda federatës është fantastike, si një familje. Qëndrimi i lojtarëve ishte shumë i mirë. Morëm fitoren, kështu që jemi të lumtur”.

NEJMAR – “E pashë Nejmarin në hotel, u përqafuam. Kur të jetë mirë, mund të luajë kudo në fushë. Sot mund të bëjë të njëjtën punë si Kunja, si numri 10. Në atë pozicion ai mund të jetë shumë i rrezikshëm”.

PLANET – “Së pari duhet gjej një vend për të jetuar (shtëpi). Së dyti, do të ndjek Kupën e Botës për Klube. Së treti, kam një listë të gjatë lojtarësh që janë në të gjithë botën: në Brazil, Evropë, Arabi. Janë rreth 70 lojtarë. Do të kemi kohë për të vlerësuar secilin prej tyre. Të 70 prej tyre mund të shkojnë në Kupën e Botës. Nuk ka një listë përfundimtare prej 25 ose 26 vetash. Më pëlqeu shumë qëndrimi, përkushtimi dhe atmosfera që sollën këta lojtarë në këtë grumbullim të parë”.

 

Happening now...

ideas