Joy in Jozefina Topalli's family, her daughter becomes a mother for the third time

2026-03-18 12:18:07 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Joy in Jozefina Topalli's family, her daughter becomes a mother for the

Familja e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka shënuar një moment të veçantë, pasi vajza e saj, Margerita, është bërë nënë për herë të tretë.

Lajmi i bukur është ndarë nga vetë Margerita përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo ka publikuar një fotografi simbolike familjare.

Në imazh shfaqen duart e anëtarëve të familjes të bashkuara, të zbukuruara me byzylykë me fije të kuqe dhe të bardha, duke mos zgjedhur qe te ndaje me shume detaje, apo portretin e te vogles.

Edhe pse Margerita nuk ka dhënë shumë detaje, nga komentet e shumta të miqve dhe ndjekësve është kuptuar se fëmija i porsalindur është vajzë. Deri tani, ajo ka zgjedhur ta mbajë private emrin e vogëlushes, duke ruajtur diskrecionin për këtë moment të rëndësishëm familjar.

Ky lajm sjell një tjetër gëzim për Margeritën dhe bashkëshortin e saj, Angji Serreqi, duke zgjeruar edhe më tej familjen e tyre. Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, dhe ardhja e një vajze në jetën e tyre sigurisht që e ka plotësuar dhe i ka dhënë një ngjyrë të re lumturisë së familjes.

Tashme mbetet per tu pare nese Margerita do ndaje foto te bebushes se saj ne rrjetet sociale.

Happening now...

ideas