Supë kremoze me karrota dhe xhinxher

2025-05-23 08:19:20 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë kremoze me karrota dhe xhinxher

Përbërësit:

700 gr karrota
1 patate e ëmbël / 1 patate e madhe e zakonshme
1 qepë e vogël
1 presh i njomë
1 degë selino
2 lgj vaj ulliri
1 litër lëng perimesh ose mishi
1 lugë gjelle xhinxhër e freskët
1 majë luge kumin
1 majë luge arrëmoskat
1 copëz lëkurë portokalli
Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim hollë të gjitha perimet. Në një tenxhere të mesme, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim preshin, qepën dhe selinon për 3 minuta. Shtojmë karrotat dhe pataten e ëmbël të prera në kubikë. I kaurdisim për 3 minuta të tjera derisa të shkëlqejnë pak. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë për rreth 25 minuta. Kur të jenë zbutur të gjitha perimet, heqim tenxheren nga zjarri dhe i bluajmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze e lëmuar. Kthejmë tenxheren në zjarr të moderuar, shtojmë erëzat dhe e lëmë supën edhe 5 minuta duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe pak lëng portokalli nëse dëshirojmë.

Happening now...

ideas