Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë

Përbërësit:
4-6 kunguj mesatarë
200 gr mish i grirë
1 filxhan oriz
1 qepë e grirë
3-4 lugë vaj
2 domate ose 3 lugë salcë domate
2 thelpinj hudhër (sipas dëshirës)
Majdanoz, kopër ose nenexhik
Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Lajmë mirë kungujt, presim kapakun sipër dhe me kujdes heqim pjesën e brendshme me një lugë (pa e çarë kungullin). Pjesën e brendshme e grijmë hollë për t'a përdorur në mbushje. Në një tigan skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj. Shtojmë mishin e grirë, kungullin e grirë, domatet, orizin dhe erëzat. E lëmë të gatuhet për 7-10 minuta, derisa masa të lidhet.
Shtojmë pak ujë në fund që mbushja të mos jetë shumë e thatë. Mbushim kungujt pa e ngjeshur mbushjen, vendosim kapakët e tyre ose feta domateje. I vendosim kungujt në tenxhere, shtojmë pak vaj, kripë, ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët ose mund t'i vendosim në furrë në pjekje në 190°C për 40–45 minuta.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
