Byrek me qepë dhe domate

2024-08-17 08:11:34 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Byrek me qepë dhe domate

Përbërësit:

500 gr miell
1 lç uthull
1 lç vaj
Pak kripë
Pak sheqer
Ujë të vakët
Për mbushjen:

5 kokrra qepë

5 domate të pjekura
2 speca jeshil
Kripë, piper, rigon
Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë domatet nga cipa dhe i presim në kubikë të vegjël. Më pas grijmë qepët jo shumë hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten duke i shtuar pak ujë. Shtojmë më pas specat të prerë në kubikë dhe domatet e grira. Rregullojmë shijen me pak kripë e erëza sipas dëshirës dhe e lëmë mbushjen e byrekut të gatuhet pak minuta. Ndërkohë që mbushja ftohet zëmë brumin dhe hapim petët e byrekut.

Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim petët sipas dëshirës të shtresave të mbushjes që do të bëjmë. E mbulojmë mbushjen e fundit me petë duke e spërkatur me pak vaj, mbledhim anët dhe e vendosim byrekun në furrë në pjekje në temperaturën 180- 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.   

 

Happening now...

ideas