Sali Berisha doesn't know how many members the DP has: I salute them wherever they are, be proud!

Në fund të daljes së gjatë për gazetarët ku foli për raportin IBAR të BE për Shqipërinë, kreu i PD Sali Berisha u pyet edhe për zgjedhjet e nesërme për kryetarin e partisë, ku haron i vetëm.
Pyetjes se sa është anëtarësia e PD që ka të drejtë të votojë nesër, Berisha nuk ju përgjigj dot, por vijoi me narativën e zakonshme,(Shihni Videon më poshtë), se këto janë zgjedhjet më demokratike në botë, se i përshëndet demokratët kudo që janë dhe i fton që të ndihen krenarë për këtë proves.
Fiorenca Cana, Ora News: Zoti Berisha, mund të na thoni se sa është numri i anëtarësisë të thirrur për referendumin e ditës së nesërme?
Sali Berisha: Së pari e shfrytëzoj këtë rast të përshëndes përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike kudo që janë dhe t'i ftoj në një akt përgjegjësie, në një akt vlerësimi për qëndresën e tyre, për qëndrimet e tyre, të votojnë nesër në liri të plotë, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, në një proces i cili përfaqëson nivelet më të larta të konfirmimit apo zgjedhjes së kryetarëve të partive.
Procesi i zgjedhjes me një anëtar një votë apo i votëbesimit me një anëtar një votë, është forma më epërore e cila për hir të së vërtetës, në 70-75% të rasteve që përdoret, është me një kandidat.
Jo se ajo nuk është e hapur, ajo është plotësisht e hapur, por sepse të tjerë, personalitete të tjera, ngurojnë një garë ‘një votë një anëtar’ për arsye të pasigurisë që ka ajo në rezultatin e fitores dhe nuk duan të përballen të regjistrojnë një jo-fitore.
Por duhet të jenë krenarë, çdo demokrat dhe demokrate duhet të jetë krenar, se nesër voton në zbatim të një procesi që është aktualisht procesi më modern, në një kohë kur partia e krimit nga 2009 e gjer sot e ka fshirë fjalën votë nga fjalori i vet. Kjo është!
Tani, sa do votojnë? Unë uroj të votojnë çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike.
Kujtojme se Berisha është akuzuar nga kandidatët e përjashtuar nga gara, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, se listat e anëtarëve të PD janë riformatuar nën kujdesin e Flamur Nokës, duke lënë jashtë çdo demokrat që mendon ndryshe nga Berisha dhe klani i tij në PD./Alfapress.al
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128