Indictment against former Cuban president, massive protest in front of the US embassy in Havana

Mijëra qytetarë u mblodhën në Havana, në Kuba, përpara ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një protestë masive në mbështetje të ish-presidentit kubanez Raul Castro. Tubimi, i organizuar si demonstratë pro-qeveritare, u zhvillua pak pas agimit dhe u shoqërua me deklarata mbështetjeje nga autoritetet kubaneze, të cilat e cilësuan çështjen ndaj tij si të motivuar politikisht.
Protesta vjen pas një padie të ngritur nga një gjyqtar amerikan, ku Departamenti i Drejtësisë i Departamenti i Drejtësisë i SHBA akuzon Castros për përfshirje në një komplot të dyshuar për vrasje të shtetasve amerikanë në vitin 1996.
Sipas aktakuzës, ngjarja lidhet me rrëzimin e dy avionëve civilë që transportonin emigrantë kubanë, ku humbën jetën katër persona, ndërsa Castro në atë kohë mbante postin e ministrit të Mbrojtjes. Qeveria kubaneze ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “të fabrikuara” dhe të përdorura si pretekst për ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në ishull. Në protestë morën pjesë edhe presidenti Miguel Díaz-Canel dhe kryeministri Manuel Marrero, ndërsa vetë Raul Castro nuk ishte i pranishëm.
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128