Protestuesit hodhën molotov drejt vilës së Enver Hoxhës, Bardhi: Qytetarët mund të shprehin revoltën e tyre kur rikthehen praktikat diktatoriale

2026-02-28 21:05:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestuesit hodhën molotov drejt vilës së Enver Hoxhës,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se qytetarët kanë të drejtën e tyre që të shprehin revoltë sa herë që në vend rikthehen praktikat diktatoriale. Këtë koment ai e bëri pasi protestuesit hodhën molotovë drejt vilës së Enver Hoxhës, e cila u përfshi më pas nga flakët.

“Sa herë që rikthehen praktikat diktatoriale, qytetarët mund të shprehin revoltën e tyre. Nuk besoj se ka patur asnjë person të lënduar. Me vrap se po sulmoni serbin, shkoni te kriminelët (iu drejtohet policëve). Ka një sulm ndaj protestuesve. Zoti Berisha ka mbetur në kryqëzimin përpara nesh. “, tha Bardhi.

Ai akuzoi policinë se po i pengon që të bëjnë një protestë paqësore. Ndërkohë kur u pyet nga gazetarja Klodiana Lala nëse mund të konsiderohet e mbyllur protesta për shkak se kryedemokrati Sali Berisha u largua, ai theksoi tubimi si marshim do të vijojë dhe se do të ketë riorganizim të protestuesve.

Happening now...

ideas