Protesta e sotme në formë marshimi, demokratët do të mblidhen para Kryeministrisë
2026-02-28 17:34:33 / POLITIKË

PD nuk ka zbuluar se cili do të jetë skenari që do të udhëheqë protestën e sotme. Por ajo që dihet është se nuk do të ketë fjalime dhe për këtë arsye nuk është ngritur as podiumi si në protestat e mëparshme.
Burime nga PD thonë protesta do të jetë në formë marshimi.
Protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin para Kryeministrisë dhe do të marshojnë drejt institucioneve.
Por paraprakisht konfirmohet se nuk do të ketë ndalesa pranë Kuvendit apo hedhje të mjeteve piroteknike aty.
Kjo për të mbrojtur besimtarët që në atë kohë sapo kanë mbyllur agjërimin.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
Nga Bato Kosova
ideas
Why don't good people stay in Albanian politics?
Nga Irena Beqiraj
Corruption - our way of life
Nga Erl Kodra
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
