"Will you meet God?"/ Adriana Kalaja talks about life threats: I suspect that behind the page lies...

Avokatja Adriana Kalaja ka folur në emisionin “Breaking” në Top News, në lidhje me kërcënimin me jetë që ka marrë gjatë ditëve të fundit.
Kalaja hodhi akuza të forta teksa tha se mendon që pas kërcënimeve qëndron gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën ajo ka bërë denoncime së fundmi.
Gjithashtu, avokatja ngre dyshime për përfshirje të kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij, veçanërisht bashkëshortes Linda Rama.
“Dyshimet i kam për Irenën me disa mbiemra, sepse gjatë kohës që ndodhi kërcënimi, unë kam bërë disa kallëzime në disa institucione të drejtësisë ndaj kësaj magjistrateje. Unë nuk kam patur asnjë përplasje personale me këtë gjyqtare, por sa i përket rastit kur një gjyqtare i konsumon këto veprapenale, është më e rëndë.
Mesazhi që kam marrë thoshte : ‘…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija! Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë! Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh Zotin…?’
Mua kërcënimi më duket si shantazh që unë të mbyll gojën. Është kërcënim i pastër. Unë nuk kam frikë fare sepse një ditë do vesim. Kam marrë përsipër të luftoj për gjërat që unë besoj. Por shqetësimi im është pse institucionet nuk reagojnë dhe nuk punojnë për të zbuluar kush qëndron pas. Ju e dini për një mesazh ndaj kryeministrit njerëzit janë kërcënuar, për një qeshje janë ndaluar.
Unë mendoj se pas kësaj faqeje fshihet një ndër personat që unë mund të kem denoncuar, ose kryeministri Rama, familja e tij sepse një ndër personat për të cilën unë kam bërë kallëzim është edhe Linda Rama. Si Irena dhe ajo ka shumë mbiemra dhe janë dhe shoqe. Dhe është pikërisht Irena Gjoka që pushon çështjen për Linda Ramën.”– tha avokatja.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128